Shtatëmbëdhjetë vjet nga operacioni i parë i kryer në zemër të hapur në Republikën e Maqedonisë dhe 20 vjet nga transplantimi i kryer i zemrës në Klinikën universitare në Frankfurt shënon dr, Zhan Miterv, drejtor i Spitalit special për sëmundje kirurgjikale. Ai theksoi se vazhdimisht deri te institucionet shëndetësore shtrojnë kërkesa për marrjen e lejes për kryerjen e transplantimit të organeve dhe indeve në spital, por po përballen me pengesa administrative.
Doktor Mitrev, i cili fillimisht ka kryer 15.000 operacione të zemrës, tha se në spital tre pacientëve u është kryer rikonstruim i zemrës. Sqaroi se bëhet fjalë për procedurë në të cilën zemra hiqet nga kraharori i pacientit, rikonstruohet dhe kthehet në kraharor.