Tetovë, 9 korrik – Dr. Florin Besimi, kandidat i BDI-së për zonën e 6-të, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka vizituar sot Tregun e gjelbër, ku ka takuar prodhuesit bujqësor dhe qytetarët, duke diskutuar për platformën e BDI-së, për bujqësinë dhe programin e kësaj force politike në mandatin qeverisës 2020-2024.
BDI e konsideron bujqësinë si sektor të rëndësishme në zhvillimin e familjeve dhe ekonomive familjare rurale por edhe për vendin, luan rol shumë të rëndësishëm në krijimin e mundësive për punësim, gjegjësisht krijimin e të ardhurave për familjet në vendbanimet rurale, ka cekur dr. Florin Besimi. Me sektorin e bujqësisë ne synojmë që të arrijmë nivelin e zhvillimit të sektorit të bujqësisë në BE, ka cekur dr. Besimi, duke shtuar se për këtë duhet bërë disa reforma me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore, të bëjmë konsolidimin e tokës bujqësore, t’i rrisim investime në bujqësi, në objekte të prodhimit, pajisje dhe teknologji moderne, sidomos riparimin dhe modernizimin e teknologjisë së vjetër që përdoret në industrinë përpunuese.
Dr. Florin Besimi ka cekur pikat e platformës së BDI-së, siç janë Zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, blegtorisë, Zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të industrisë përpunuese, Zhvillimi dhe rimëkëmbja e zonave rurale, po ashtu Rritja e sipërfaqeve të tokës bujqësore me të mbjella, Zhvillimi i pemëtarisë, perimtarisë dhe vreshtarisë, Kultivimi i duhanit, Zhvillimi i prodhimtarisë organike (Bio produktet), Zhvillimi dhe stimulimi i blegtorisë, Zhvillimi dhe stimulimi i gjedhtarisë, Zhvillimi dhe nxitja e bletarisë, prodhimit dhe eksportit të mjaltit, Zhvillimi dhe nxitja e shpeztarisë, prodhimit dhe eksportit të vezëve, Zhvillimi i industrisë agrare e shumë projekte tjera në bujqësi.
Dr. Florin Besimi ka cekur se Zhvillimi i industrisë së mishit dhe produkteve të mishit, Zhvillimi i industrisë së qumështit dhe produkteve qumështore dhe Projektet për përmirësimin e infrastrukturës në fshat, janë disa nga prioritetet e BDI-së në mandatin e ardhshëm, duke shtuar angazhimin për subvencione, Programi për investime për kullotat, Programi për zhvillim rural, Programi për mbështetje financiare për peshkim dhe akuakulturë.
Për Bujqit e rinj, Qendra grumbulluese, Nafta e gjelbër dhe Gruaja fermere me përkrahje të gruas aktive fermerë, me 3000 euro mjete të pakthyeshme (grant) si dhe furnizim me makineri bujqësore janë disa nga pikat e programit për zbatim.
Dr. Florin Besimi, ka ftuar prodhuesit bujqësor, ta japin votën për numrin 9, për Ali Ahmetin dhe kandidatët e kësaj partie, më 15 korrik, duke qenë të përkushtuar dhe japin zotim për zbatimin e platformës për bujqësi, si një nga sektorët me prioritet të BDI-së që ka ndikim të madh në mirëqenien e qytetarëve nga zonat rurale.