Niveli i lumit Vardar në Jegunovc niveli është më për shumë se tetë herë më i ulët se zakonisht për nëntorin, në Shkup niveli është për katër herë më i ulët, ndërsa në Veles është pothuajse në suaza të mesatares për muajin, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas të dhënave më të reja nga DPHM, niveli i lumenjve të tjerë në vend është dy herë më i ulët se zakonisht, me përjashtim të Drinit të Zi në Llozhan ku për pesë herë është më i ulët dhe në Cërna Reka në Novac me nivel pothuajse tre herë më i ulët të ujit nga mesatarja vjetore për nëntorin. Nuk ka ndryshime në liqenet natyrore në vend dhe nivelet e tyre janë të njëjta si dje.