Temperaturat, veçanërisht ato të mëngjesit, të cilat ditëve në vijim do të ulen deri në minus katër, mund të jenë katastrofale për pemët dhe hardhitë, paralajmërojnë agrometeorologët. Veçanërisht kritike është e shtuna, kur priten vranësira në territorin e gjithë Maqedonisë, që sipas tyre, do të thotë mot edhe më i ftohtë. Prandaj rekomandojnë ndërmarrjen e masave përkatëse dhe në kohë për mbrojtje.
“Ndryshimi i motit dhe vala e ftohtë ajrore e cila pritet ta kaplojë territorin tonë nga verilindja gjatë ditës së nesërme do të kontribuojë për ulje drastike të temperaturave të ajrit, veçanërisht të atyre të mëngjesit prej të premtes deri të hënën, kur në disa vende të caktuara priten të jenë negative, veçanërisht në pjesët verilindore, lindore dhe veriperëdnimore. Këto temperatura, deri në minus katër gradë Celsius, në këtë periudhë të zhvillimit të kulturave bujqësore mund të kenë pasoja katastrofale ndaj kulturave dhe prurjeve”, thotë Angelko Ageleski.
Edhe -0,5 gradë celsius mund të shkaktojnë dëme tek pemët të cilat tashmë kanë formuar frytin ose tek pemët dhe hardhitë të cilat në këtë moment janë në faza të ulëta të zhvillimit, në fillim të vegjetimit dhe paraqitjen e gjetheve dhe luleve të para. “Masat mbrojtëse janë të njohura: trajtimi me preparate kundër ngrirjes të cilat mund të shfrytëzohen edhe në ditët kur ka vetëm disa orë periudha me diell, ndërsa janë me veprim të vazhduar, metoda klasike të tymosjes me ndezjen e mbeturinave bimore ose spërkatjes me shi artificial nëse ka sistem të instaluar për ujitje derisa temperaturat janë negative, rreth dy orë para se të lind dielli dhe dy orë më vonë, ndërsa nuk janë arritur temperatura pozitive”, thekson Angeleski. Për të mbjellat vjeshtore moti nuk është kritik, problem mund të ketë edhe në kopshtari, në qiell të hapur, ose nëse hapësira të cilat nuk janë të mbrojtura mirë tek kulturat e mbuluara.