Shkup, 28 tetor – Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të diellit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 2 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 15 deri në 24 gradë Celsius, informojnë nga DPHM.
Meteorologët për të premten dhe të shtunën paralajmërojnë vranësirë të rritur në kushte për shi lokal në pjesët veriore dhe verilindore të vendit. Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë Vardarit, ndërsa temperaturat e ditës do të bien për disa gradë.
Temperatura e mëngjesit të premten do të jetë në interval prej 4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 13 deri në 20 gradë Celsius. Të shtunën temperatura e mëngjesit do të arrijë prej -1 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të lëvizë prej 14 deri në 20 gradë Celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil me temperatura më të ulëta, thonë nga DPHM.