Shkup, 4 mars – Nivelet e ujërave të lumenjve në vend po rriten dhe kanë tendencë të rritjes së mëtutjeshme, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Prej atje për shkak të paraqitjes së niveleve të larta të lumenjve rekomandojnë që qytetarët me kujdes të lëvizin afër lumenjve dhe përrenjve të thata.
“Stacionet automatike shënojnë rritje të niveleve të lumenjve. Në Jegunoc sot në orën 6:30 të mëngjesit niveli i lumenjve arrin 190 centimetra dhe ka tendencë të rritjes, në përputhje me rrethanat presim rritje edhe në Radushë. Në lumin Pena mbi Tetovë niveli i lumenjve i matur në orën 6:30 të mëngjesit arrin 132 centimetra, ka tendencë të rritje. Në stacionin te Ura e Boshkos (lumi Radika) niveli i lumenjve në orën 5:45 të mëngjesit arrin 130 centimetra, ndërsa niveli i ujit në Sateska tek Botun arrin 116 centimetra, me tendencë të rritjes. Në lumin ‘Gomela’ në Resnje niveli i ujit arrin 106 centimetra (të matur në orën 6:15) me tendencë të rritjes”, kumtoi DPHM.