Shkup, 4 gusht – Pas motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër që pasdite e përfshiu Shkupin, në pjesët veriore të vendit ende ka kushte për mot jostabil.
Siç thonë nga DPHM masa ajrore jostabile për momentin lëviz drejt Kumanovës.
“Fushëgropën e Shkupit pasdite e përfshiu masë jostabile me vranësira e ndjekur me shi intensiv të rrëmbyeshëm, bubullima, ndërsa vende-vende ka rënë edhe breshër. Masa jostabile lëviz nga perëndimi drejt lindjes. Është përfshirë edhe fushëgropa e Kumanovës. Në pjesët veriore pasdite ende ka kushte për mot jostabil”, informojnë nga DPHM.
Moti i ligë në Shkup përmbyti rrugë në disa lagje, ndërsa në pjesët tjera të qytetit intensiteti i reshjeve ishte më i dobët.
DPHM paraprakisht paralajmëroi se nën ndikim të aktivitetit të ciklonit moti prej nesër do të jetë me vranësira të ndryshme, jostabil dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë, veçanërisht nesër dhe pasnesër, kur pritet shi i rrëmbyeshëm (mbi 30 litra në metër katror), erë e fuqishme, zbrazje elektrike dhe paraqitje e izoluar e bubullimave.
Pritet edhe zbritje e temperaturave deri në 28 gradë Celsius.