Shkup, 4 mars – Rreziku nga derdhjet lokale të Treskës, Cërna Rekës dhe Vardarit dhe degët e tyre edhe më tej mbesin në rrjedhat e sipërme, si dhe në Pçinja, Staeska, Golema Reka dhe lumenj të tjerë në pjesën perëndimore në shtet. Derdhje të konfirmuara, ka edhe në rrjedhën e sipërme të Cërna Rekës në zonën e fshatit Graishte, Edinakovcki, Sveta dhe Buçi, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Për shkak të paraqitjes së niveleve të larta të ujërave dhe derdhjeve nga DPHM paralajmërojnë në lëvizje të kujdesshme tek lumenjtë dhe tokat e thatë, veçanërisht në pjesët e Maqedonisë Perëndimore.
Shkrirja e borës, së bashku me reshjet e shiut në 24 orët e fundit, potencojnë, jep kushte për rrjedhë të përhershme të ujit në tokën e thatë dhe lumenjtë.