Temperaturat të cilat ditëve të ardhshme pritet të pësojnë rënie edhe deri në minus katër gradë Celsius seriozisht mund t’i rrezikojnë pemët frutore dhe vreshtat e verës, paralajmëron DPHM-ja dhe rekomandon që prodhuesit bujqësorë të marrin masa për mbrojtje. Sipas agrometeorologëve, pemët frutore dhe rrushi janë në fazë shumë të ndjeshme të zhvillimit – lulëzimin ose fillimin e formimit të frytit dhe për këtë shkak janë të ndjeshme dhe lehtë u nënshtrohen dëmtimeve.
“Prodhuesit bujqësorë të marrin masa të mbrojtjes, me preparate kundër ngrirjes ose metoda klasike me spërkatje me shi artificial në periudhën derisa temperaturat janë negative, ndërsa kjo është periudhë para agimit ose me tymosje me djegien e mbeturinave bimore para parcelave”, thonë nga DPHM-ja. Për shkak të kthjellimit gjatë uikendit dhe në fillim të javës së ardhshme, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të bien nën zero, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje graduale. Me kthjellimin e motit gjatë natës midis të premtes dhe të shtunës, ndërsa në disa vende të dielën në mëngjes temperaturat e pritura negative të ajrit do të arrijnë edhe deri në minus katër gradë.