Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa është përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën mes Livorno dhe Santhia. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa dy makinat e përfshira në aksident janë dëmtuar rëndë, por fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë dëmtim në njerëz.
Deri tani është mësuar se braziliani nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa shoferi i mjetit tjetër, 47 vjeç, është dërguar në spital me disa dëmtime. Dinamika e ngjarjes nuk zbardhur ende, por nga fotot duket se Costa ka goditur nga pas makinën tip “Fiat”, e cila ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e pasme dhe të përparme.
Ndërkohë që në makina e Costa, tip “Jeep Cherokee” ka pësuar dëmtime në pjesën e parme, por jo aq të rënda sa makina tjetër.