Dortmundi shënjestron Ikonen

13

Borussia Dortmundi është duke shënjestruar mesfushorin e Lilles, Jonathan Ikone, raporton “France Football”.

Dortmundi synon të bëjë ofertë prej 25 milionë euro për 23-vjeçarin.

Ikone po shihet si pasardhës i mundshëm për Jadon Sanchon, që po pritet të rikthehet në Angli. Ikone këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe i ka asistuar shtatë tjerë në 47 ndeshje në të gjitha garat.

Ai me Francën i ka luajtur katër ndeshje dhe e ka shënuar një gol.