Me mbylljen e merkatos në Premier League ra poshtë mundësia që Mario Mandzukic ta vazhdonte karrierën në Angli. Transferimi i sulmuesit kroat te Manchester United nuk u realizua dhe tashmë për të ardhmen e Mandzukic ka vetëm 2 opsione të qëndrojë te Juventusi ose të transferohet te Borussia e Dortmundit aty ku Lucien Favre do ta priste krahëhapur.