Gareth Bale i dha epërsinë Realit kur realizoi në minutën e 18 dhe ky rezultat qëndroi deri në minutën e 50 kur Cristiano Ronaldo realizoi për 2 me 0. Pierre-Emeric Aubameyang i dha shpresë Dortmundit me golin e realizuar në minutën e 54, por shpresat për një barazim të mundshëm “Milionerëve” ua shoi portugezi në minutën e 79. Me këtë fitore Reali është në pozitën e dytë në grup me pikë të njëjta me Tottenham Hotspurin që sonte fitoi me rezultat 3 me 0 ndaj APOEL-it.
Manchester City ka arkëtuar pikë të plota edhe në xhiron e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Të zgjedhurit e Pep Guardiolas fituan me rezultat 2-0 kundër Shakhtar Donetskut në Emirates Stadium. Pas një gjysme të parë pa gola, rezultati u zhbllokua me të filluar pjesa e dytë. Kevin de Bruyne shënoi një gol të bukur në minutën e 48-të. Sergio Aguero e pati rastin ta dyfishonte epërsinë, mirëpo dështoi të ishte i saktë nga pika e bardhë (72’). Sidoqoftë, në fund të ndeshjes, anglezët shënuan me anë të Raheem Sterling (90′). Pas dy xhirove të para, Manchester City kryeson Grupin F me gjashtë pikë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Napoli ka fituar me rezultat 3-1 kundër Feyenoordit në San Paolo. Lorenzo Insigne e zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Me të filluar pjesa e dytë (49’), Dries Mertens e dyfishoi epërsinë e nikoqirëve. Jens Toornstra e pati mundësinë ta ngushtonte rezultatin, mirëpo dështoi të realizojë nga pika e bardhë në minutën e 68-të. Menjëherë pas, Jose Callejon shënoi edhe golin e tretë të vendasve që i jepte fund dyshimin për fituesin. Sofyan Amrabat e shënoi golin e nderit për skuadrën mysafire (90’). Këto ishin tri pikët e para të Napolit, duke qenë se ndeshjen e parë e humbi nga Shakhtar Donetsku (2-1) që ka po aq pikë sa ekipi që luan në Serie A.