Teksa Milani e Interi kanë lënë për momentin pas dore objektivin e merkatos për mesfushën, Nicolo Barellan, është Borussia Dortmundit që synon të fitojë terren për talentin e Cagliarit. Emisarët e klubit gjerman kanë vëzhguar sërish 21-vjeçarin, i cili ka luajtur të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, duke shënuar edhe 1 gol ndaj Atalantës, dhe kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e tij. Dortmundi synon të arrijë një akord me Cagliarin që në janarin e ardhshëm për mesfushorin, duke u bërë kandidat serioz për shërbimet e talentit italian.