Dortmundi merr fitore të madhe ndaj Sevillës

17

Dortmundi ka hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikim në çerekfinale të Champions League., raporton koha.mk. Borussia mori fitore të madhe në udhëtim te Sevilla, duke triumfuar 3-2.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, Suso shënoi për 1-0 në minutën e shtatë. Mysafirët reaguan në minutën e 19’ me anë të Dahoud.

Pak minuta më vonë, në atë të 27-të, shënoi Earling Haaland shënoi për 2-1. I njëjti shënoi edhe për rezultatin 3-1, në minutën e 43-të.

Sevilla ngushtoi epërsinë në 2-3 me anë të De Jong, për ta lënë sado pak të hapur sfidën. Sfida e kthimit do të zhvillohet në Gjermani.