Borussia Dortmund është më e lehtë për t’i dhënë fund betejave të Henrikh Mikhitarian në Mançester Junajted, me gjermanët që shprehin interes për rikthimin e “playmakerit” në klubin e tij të vjetër. Armeni ka rënë në disfavor të Hoze Murinjos, duke u përpjekur të aplikojë lojën e tij nën qasjen e trajnerit portugez.
Raportet e mosmarrëveshjes në mes të dyve kanë dalë më së fundi në dritë. Kuptohet që Mançesteri tani do të jetë i gatshëm ta lërë armenin të largohet për marrëveshjen e duhur, teksa Borussia Dortmund deri më tani ka treguar interesin më të fortë.
Ky qëndrim do të jetë në përputhje me historinë e rekrutimit të klubit të Bundesligës, pasi ata kanë treguar rregullisht gatishmërinë për të rikthyer lojtarët e mëparshëm, që kanë luftuar gjetkë, si Mario Getze, Nuri Shahin dhe Shinji Kagava. Një marrëveshje e tillë mund të përshtatet edhe me planet e “Old Trafford” për lojtarët që pritet të vijnë, pasi Murinjo dëshiron një mesfushor-mbrojtës dhe Julian Veigl i Dortmundit ka qenë prej kohësh në objektiv. Ndërsa, çdolloj shkëmbimi i drejtpërdrejtë nuk ka gjasa, një masë që mund t’i lehtësojë negociatat.