Dortmundi kërkon 100 milionë euro për Sanchon

10

Skuadra e Borussia Dortmundit i ka ulur çmimin mesfushorit anglez Jadon Sancho në 100 milionë euro, ka njoftuar të hënën ESPN.

Mësohet se Dortmundi është i gatshëm ta lirojë Sanchon gjatë kësaj vere nëse merr një ofertë deri në 100 milionë euro.

Sancho është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Angli dhe Dortmundi është në pritje të ofertave zyrtare nga Manchester Unitedi, Liverpooli e Chelsea.

Sancho 21-vjeçar edhe këtë edicion ka pasur paraqitje të mira te Dortmundi duke shënuar 12 gola dhe asistuar 18 herë në 34 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2023.