Mesfushori, Oxlade-Chamberlain, pritet të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës.
“Fichajes” shkruan se anglezi pritet që ta vazhdojë te Dortmundi në Gjermani, klub që e ka në listën e transferimeve futbollistin e skuadrës angleze.
Raportohet se Chamberlaini dëshiron të largohet nga Liverpooli, për shkak të hapësirës së vogël që ka pasur te skuadra e trajnerit Jurgen Klopp.
Dortmundi mund ta transferojë Chamberlainin për rreth 20 milionë euro. Kontrata me Liverpoolin 27-vjeçarit i skadon në vitin 2023.
Te Liverpooli Chamberlaini u transferua në vitin 2017 nga Arsenali për 38 milionë euro