Mesfushori turk me pasaportë gjermane është i zhgënjyer me situatën e tij aktuale në Juventus. Emre Can është i zhgënjyer dhe i dëshpëruar me situatën e tij aktuale tek Juventusi, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Mesfushori turk me pasaportë gjermane nuk po gjen hapësira në ekipin e Maurizio Sarrit dhe po planifikon të largohet nga Torino.
Ndërkohë, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se interesim për ish-futbollistin e Liverpoolit ka shfaqur Borussia Dortmundi.
Trajneri Lucien Favre është i vendosur për ta përforcuar ekipin e tij në afatin kalimtar të janarit dhe Can është njëri prej objektivave të tij kryesorë. Can i ka zhvilluar vetëm katër ndeshje në Serie A me Juventusin këtë sezon.