Milot Rashica ka qenë një njeri shumë i përfolur në Bundesligë kohëve të fundit. Pas shumë javëve mungesë, ai u rikthye me stil te Werderi duke shënuar supergol kundër Borussia Dortmundit në fundjavën e kaluar, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2-2, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha. E tani po raportohet se pikërisht “milionerët” po mendojnë për transferimin e tij.
Në fakt, Rashica po konsiderohet si zëvendësues perfekt i Jadon Sanchos nga gjiganti gjerman. Nëse anglezi largohet nga Dortmundi dhe në vend të tij vjen reprezentuesi kosovar, atëherë Rashica do të ketë peshë të madhe mbi supe për ta zëvendësuar një prej futbollistëve më të talentuar në Bundesligë.