Dortmundi e Atletico Madridi kanë shënuar fitoret e radhës në Ligën e Kampionëve, për të udhëhequr Grupin A me nga gjashtë pikë.
Gjiganti gjerman e mposhti Monacon me rezultat prej 3 me 0. Larsen, Paco e Reus shënuan golat e fitores për vendasit.
Atletico në ndeshjen tjetër e mposhti Club Bruggen me rezultat prej 3 me 1. Dy gola i shënoi Griezmann, kurse një gol Koke. Për mysafirët shënoi Groeneveld.