Dortmundi kryen goditjen e parë (FOTO/VIDEO)

Pas shitjes së Christian Pulisic te Chelsea, Borussia Dortmund është hedhur në merkato për të përforcuar skuadrën. Për të zënë boshllëkun e talentit amerikan që do largohet për në Londër është menduar afrimi i Thorgan Hazard nga Borussia Monchegladbach. Megjithatë, deri tek akordi me sulmuesin belg ka ende rrugë për t’u bërë.

Sot, në Dortmund ka mbërritur Leonardo Balerdi. Mbrojtësi argjentinas raportohet se ka kaluar me sukses testet mjekësore të zhvilluara gjatë ditës së sotme dhe shumë shpejt pritet që klubi të bëjë zyrtarizmin. Balerdi vjen nga Boca Juniors dhe është 19 vjeç. Ky operacion i ka kushtuar 15 milionë euro klubit gjerman.