Drejtuesit e Borussia Dortmundit kanë kërkuar nga Pierre-Emerick Aubameyang që të japë sa më pak intervista. Pierre-Emerick Aubameyang gjatë javës, në një intervistë, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Borrusia Dortmund gjatë verës, derisa ëndërron kalimin te Real Madridit. Por, si duket kjo u ka penguar drejtuesve të skuadrës gjermane, të cilët kanë kërkuar nga sulmuesi i Gabonit që të japë sa më pak intervista dhe të përqendrohet në ekip, përcjell Express. “Ne kemi pasur një takim të shkurtër me Aubameyangun. E kemi këshilluar që të japë më pak intervista në lidhje me planet që ka për verë dhe të përqendrohet më shumë në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.