Shkup, 8 nëntor – Doris Pak, kryetare e Asociacionit të Grave në Partinë Popullore Evropiane (EPP), në tuiterin profilin e saj ka shkruar se EPP nuk guxon ta tolerojë sjelljen e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së ndaj tetë deputetëve të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me qëndrimin e partisë.
“Është e papranueshme që tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë votuar për Marrëveshjen me Greqinë dhe për të ardhmen evropiane tani të marrën kërcënime dhe të trajtohen si kriminelë. EPP këtë nuk guxon ta tolerojë”, ka shkruar Pak, pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në Helsinki, ku po mbahet Kongresi i EPP-së.
Mbrëmë në Vevçan janë mbajtur protesta para shtëpisë së deputetit Kërsto Mukoski, njër nga tetë deputetët të cilët kanë votuar për ndryshimet kushtetuese. Për ditët në vijim janë paralajmëruar protesta edhe para shtëpive të dy deputetëve të tjerë nga ky rajon, Sasho Vasilevskit dhe Luben Arnaudovit.