Dorëheqja e Majkëll Flin, këshilltarit për siguri të jashtme të presidentit amerikan Donald Tramp, është punë e brendshme e SHBA-së, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov. “Thamë gjithçka që deshëm të themi”, theksoi Peksov në konferencë për media. Flin dha dorëheqje pasi u zbulua se ka biseduar me ambasadorin rus në SHBA Sergej Kislak për sanksionet të cilat administrata e presidentit paraprak të SHBA-së Barak Obama i vendosi kundër Moskës, para se Trampi ta marrë detyrën. Flins e ka gënjyer zëvendëspresidentin Majkëll Pens se nuk ka pasur bisedë të tillë. Peskov paraprakisht theksoi se Flin dhe Kislak nuk kanë biseduar për shfuqizimin e sanksioneve, por sot refuzoi të përgjigjet në pyetjen e komentit të tij paraprak.