Shkup, 20 janar – Rreth 107 kërkesa për konfirmimin e përgjegjësisë për gjykatësit janë dorëzuar në Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë të Veriut në vitin 2020.
“Disa kërkesa u referohen dy ose tre gjykatësve, dhe disa prej tyre gjykatësve individualë. Në to nuk ka asnjë anëtar të Këshillit gjyqësor”, tha kryetari i Këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas seancës së sotme të Këshillit.
Në rastin e 1.500 lëndëve të mbajtura në sirtar, Zdravev theksoi se janë paraqitur kërkesa për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj dy gjykatësve dhe se janë formuar komisione, është caktuar raportues dhe procedura është në vijim.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Zdravev tha se ata nuk i ndajnë rastet në përputhje me faktin nëse kanë konotacion politik apo jo.
“Sipas Ligjit për Këshillin gjyqësor, Këshilli gjyqësor ka detyrim të përhershëm për të monitoruar punën e gjykatave, gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave. Ne aspak nuk shqyrtojmë nëse një lëndë gjyqësore ka dimensione politike apo jo”, tha Zdravev.
Ai theksoi se mund të paraqesë kërkesë për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore dhe për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të pavetëdijshëm të funksionit gjyqësor dhe nëse konstatohet shkelje e rëndë disiplinore ose kryerje joprofesionale dhe e pavetëdijshëm e funksionit gjyqësor, kjo kërkon shkarkimin e gjykatësit.
Sidoqoftë, siç tha Zdravev, ka shkelje disiplinore të një natyre më të butë, për të cilat parashikohet në përputhje me Ligjin për këshillin gjyqësor, për të vendosur gjobë, vërejtje me shkrim ose vërejtje publike për gjykatësin.