Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar dhe kryetarja e nderit të jurisë për çmimin “Zhan Mone”, Sonila Meco, gazetare dhe eseiste sot do t’i dorëzojnë çmimet vjetore për gazetari, për fotografinë raportuese dhe fotografinë amatore. Në ngjarjen do të mbajnë fjalim Zhbogar, Meco dhe fituesit e çmimeve. Delegacioni i Bashkimit Evropian për të 14-të herë e ndan çmimin “Zhan Mone” për arritjet më të mira në raportim për çështje të cilat kanë të bëjnë me BE-në dhe inkuadrimin e vendit drejt BE-së. Nga viti 2009, çmimi gjithashtu ndahet edhe për fotografinë më të mirë profesionale, ndërsa nga viti 2012 edhe për fotografinë më të mirë amatore. Në 13 vitet e fundit më shumë se 400 të paraqitur kanë garuar për çmim. Mes fituesve të çmimit “Zhan Mone” gjenden edhe gazetarët mirë të njohur, foto-reporterët, si dhe autorë të rinj. Këtë vit, janë pranuar 58 paraqitje: 14 paraqitje për fotografinë më të mirë raportuese, 7 për tekstin më të mirë gazetaresk dhe 37 për fotografinë më të mirë amatore. Meco është njëra nga gazetaret televizive më të shquara rajonale dhe analiste politike, e cila është shumë aktive në mediat e shtypit, me artikuj të panumërt në gazeta dhe revista në rajon. Ajo nesër në Info qendrën e BE-së do të mbajë ligjëratë për studentët e gazetarisë. Ligjërata do të ndiqet me bashkëveprim me studentët me qëllim që të këmbehen përvoja dhe qëndrime për trendet momentale në sferën mediale në rajon. Çmimi “Zhan Mone” përbëhet nga statujat e vogla për të gjithë fituesit dhe shpërblimi në para prej 1.000 euro për artikullin më të mirë, 1.000 euro për fotografinë më të mirë raportuese dhe 500 euro për fotografinë më të mirë amatore.