“Jap dorëheqjen, nuk do të jem më presidenti i Palermos. Brakstis gjithçka”. Në pesëmbëdhjetë vite te Palermo, Maurizio Zamparini këtë frazë e ka përsëritur të paktën 20 herë dhe pak a shumë në 20 raste të ndryshme, të tipit: gabime arbitrare, periudha negative, ngrënia e hakut nga ato që konsiderohn prej ti si pallati i pushtetit, e kështu me radhë. Por më pas kishte qëndruar gjithmonë në vendin e tij. Kësaj here jo: “Presidenti Maurizio Zamparini komunikon se ka paraqitur dorëheqjne e tij nga pozicioni i presidentit të Klubit të Futbollit të Palermos. Brenda 15 ditëve të ardhshme do të emërohet presidenti i ri i klubit, që do të prezantohet në Palermo nëpërmjet një konference për mediat. Presidenti i ri është anëtar dhe përfaqësues i një fondi anglo-amerikan, që është angazhuar kontraktualisht për të investuar në projektet e Grupit Zamparini, me prioritet fillestar investimet në Klubin e Futbollit Palermo dhe në impiantet sportive që do të realizohen në Palermo, konkretisht stadiumi dhe qendra sportive. Objektiv i investitorëve të rinj do të jetë rikthimi i Palermos në pozicionet që meriton qyteti siçilian, ato europiane, me një program 3-5 vjeçar”.
Një komunikatë e shkurtër, nëpërmjet të cilës përfundon një epokë që zgjati 15 vjet. Investitori Zamparini kishte marrë drejtimin e Palermos nga Franco Sensi në verën e vitit 2002 dhe sot, pas gëzimeve të panumërta, kurrë të provuara më parë nga ky popull siçilian, sikurse dhe ndonjë hidhërim i kohëve të fundit, tashmë po përgatitet për të kaluar stafetën në duart e një përfaqësie që për momentin mbetet ende e veshur nga misteri, meqenëse emrat e investitorëve amerikanë mbeten ende të panjohur. “Për momentin nuk ju tregoj se për kë bëhet fjalë, as emrat e tyre. Unë nuk jam një president honorifik dhe nuk dua të jem një i tillë. Do të qëndrojë gjatë periudhës fillestare, për t’i asistuar në drejtimin e situatës, por nuk do të jem presidenti i nderit të Palermos”, deklaroi paraditen e sotme Zamparini. Kështu mbeten ende disa ditë pritje dhe suspancë për të mësuar më pas se kush fshihet realisht pas këtyre “investitorëve” “made in USA”.