Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni, njoftoi Aslat-M. Këshilli i Prokurorëve Publik sot duhej të mbante seancë në të cilën ishte paraparë që të emërohet ushtruesi i detyrës prokuror shtetëror publik i Republikës së Maqedonisë, në vend të Marko Zvërlevskit.Seanca duhej të mbahet më 24 prill, por për shkak të mungesës së kuorumit ishte ricaktuar për sot.
Petar Anevski ishte zgjedhur për kryetar të Këshillit të Prokurorëve Publik më 30 qershor të vitit 2014. Në krye të Këshillit erdhi nga Prokuroria e Lartë në Manastir. Sipas Ligjit për Këshill të Prokurorëve Publik të RM-së, kryetari i Këshillit zgjidhet nga anëtarët e Këshillit. nga radhët e prokurorëve të zgjedhur publik, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm me votim të fshehtë. Këshilli i prokurorëve publik, në pajtim me ligjin, duhet të numërojë 11 anëtarë.