Shkup, 15 korrik – Shefja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva ka dorëzuar dorëheqje nga posti i saj në PSP, shkruan gazeta KOHA.
Në letrën publike ajo shprehet se nuk do të lejoj që emri i saj të shfrytëzohet si alibi për mbajtjen peng të fatit të Prokurorisë Speciale Publike dhe Integrimeve euroatlantike të vendit.
“Ishte nder për muaj ti shërbej shteti dhe të jem në krye të ekip tejet profesional të prokurorëve, ekipi të hetuesve dhe nëpunësve të cilat me përkushtim dhe pa rezerve i kanë kryer detyrat e tyre. Me muaj i përcjelli kronikat mediatike për bisedime mes grupeve të punës të partive politike për fatin e PSP. E deponoj dorëheqjen time e cila do të bëhet aktive atëher kur partitë politike do të harmonizohet për zgjidhjen e re ligjore dhe atëher kur do ta zgjedhin pasardhësin tim”, thotë Janeva në letrën e saj publike. Mes tjerash ajo i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kohës sa ka qenë në krye të PSP-së. (koha.mk)