Shkup, 27 dhjetor – Jep dorëheqje edhe një funksionar tjetër nga radhët e Aleancës për Shqiptarë. Bëhet fjalë për drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti në Maqedoni, Driton Nebiu. “Unë Driton Nebiu, drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti në R.M, pas ngjarjeve tê fundit apo tradhtive politike ndaj Aleancës për Shqiptarët, jap dorëheqje nga ky funksion”, thotë Nebiu.