Të gjithë ministrat e partisë së ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO) në Austri kanë dhënë dorëheqje, duke çuar në kaos qeverinë.
Lideri i Partisë së Lirisë, Hein-sChristian Strache, që ka qenë zëvendëskancelar është detyruar që të japë dorëhqeje në fundjavë pas publikimi të një video skandali me një afariste ruse, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
FPO ka kërcënuar me dorëheqje masive këtë të hënë, ku dhe ministri i Brendshëm, Herbet Kickl u detyrua që të largohej.
Kancelari Sebastian Kurz kishte kërkuar në fundjavë shkarkimin e Kickl, duke thënë se si sekretar i përgjithshëm i partisë duhet të marrë përgjegjësinë për skandalin.