Paris, 16 korrik – Pas polemikave të shkaktuara nga zbulimet e Mediapart, ministri për tranzicion ekologjik Fransoa de Ruzhi dha dorëheqje “në mënyrë që të mos e dobësojë aksionin ekologjik” të qeverisë. Ministri për tranzicion ekologjik sot para kryeministrit e prezantoi dorëheqjen e vet. Nga zbulimet e publikuara në Mediapart të mërkurën e kaluar, situata u bë kritike. Fransoa de Ruzhi është akuzuar nga ana e kësaj faqe të internetit për organizim të mbrëmjeve luksoze private në Hotel de Lase (rezidenca e kryetarit të Kuvendit nacional), përderisa ai akoma ishte kryetar i parlamentit nacional.
Emanuel makron e pranoi “vendimin personal” të ekologjistit.
Tashmë ish-ministri për tranzicion ekologjik iu drejtua opinionit me postim të gjatë në Fejsbuk në të cilin e dënon “dëshirën për ta dëmtuar, njollosur, rrënuar…” nga ana e Mediapart dhe publikoi se sot në mëngjes tashmë ka parashtruar “paraqitje penale për shpifje”.
Emanuel makron i cili ndodhet për vizitë në Beograd “kërkoi nga kryeministri të ndriçohen shkrimet e Mediapartit. Në fund të hetimit, duhet të bëhen ‘propozime faktike’. Fransoa de Ruzhi përfundimisht nuk i priti rezultatet e hetimit për ta dhënë dorëheqjen e vet. Mu pas publikimit të dorëheqjes së tij, Mediapart publikoi shkrim të ri për shpenzimet në mandatin e Fransoa de Ruzhi, derisa ai ende ishte anëtar i parlamentit. Sipas ueb faqes hulumtuese, ai e shfrytëzoi shtesën e tij parlamentare për të paguar një pjesë nga kontributet e tij për Evropa-Ekologjia-Të Gjelbrit, ish-partinë e tij, në viet 2013 dhe 2014. Diçka që në atë kohë ishte e lejuar – që tashmë nuk bëhet prej vitit 2015 – por “miralisht nuk rekomandohet” nga nga deontologu i Parlamentit nacional.