Londër, 6 dhjetor – Aleksandra Hall diplomatja britanike me kualifikim të lartë në SHBA ka dhënë dorëheqje për shkak qasjes britanike ndaj Bregzitit.
E dërguara e posaçme e kryeministrit britanik Boris Xhnosn në SHBA në letrën e saj për dorëheqje potencoi se tashmë nuk mund të t’i përhap “gjysmë të vërtetat” e liderëve politikë të cilëve nuk u beson. Ajo ka shkruar se është rrezikuar nga kërkesa në opinion të paraqes informacione për Bregzit të cilat “nuk janë të vërteta në tërësi”, njofton Si-En-En.
“Ky ngurrim i krerëve britanik sinqerisht ta informojë opinionin për Bregzit e uli besueshmërinë të diplomatëve britanik jashtë vendit”, vlerësoi Hall, duke shtuar se për shkak pozitës së saj është bërë “e padurueshme personalisht”. Ajo gjithashtu , potencoi se dorëheqja e saj nuk ka lidhje me atë nëse është apo nuk është për Bregzit, por me frustrimet e saj nga mënyra e zbatimit të politikave.(koha.mk)