Dorëheqja e Vesel Memedit në seancë parlamentare

Shkup, 9 korrik – Nënkryetari i Kuvendit Vesel Memedi, i cili dha dorëheqje nga funksioni i deputetit, në seancën e sotme të 104 do ta shfrytëzojë  edhe të drejtën e tij  dhe do të mbajë fjalim para deputetëve, pas së cilës duhe të konstatohet dorëheqja e tij, informon Koha.mk

Memedi ka konfirmuar se sot  do të flasë  para deputetëve dhe tha se  në fjalimin e tij do të tregojë gjithçka që mendon se duhet. Megjithatë Memedi nuk tha  nëse do ta tërheqë dorëheqjen, siç brifojnë në mënyrë joformale në Kuvend, ose do të mbetet në qëndrimin e tij dhe do ta braktisë funksionin e deputetit, ndërsa me atë edhe vendin  e nënkryetarit.

Vesel Memedi në Kuvend vjen nga partia RDK, ndërsa partia e tij e kishte  vendin ministror në vetëqeverisjen lokale. Me rikonstruimin e Qeverisë, ministër i Vetëqeverisjes Lokale u bë  Goran Milevski nga PDL. Memedi dorëheqjen e dorëzoi në shenjë pakënaqësie nga vendimi i kryeministrit Zoran Zaev për shkarkim të ish ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu.

Në seancën e sotme kuvendore duhet të verifikohet edhe mandati i deputetet së re Aleksandra Cvetkovska, e cila vjen në vendin e Milevskit. Cvetkovska është nga lista e kandidatëve për deputetë në Parlamentin për NJZ 5 nga LSDM dhe Koalicioni.

Në rend të ditës të kësaj seance  janë edhe Propozimi për ndërprerje të funksionit si anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim plotësues i Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit  për themelim të Ndërmarrjes publike  Radiodifuzioni i Maqedonisë – lexim të dytë,  si dhe Propozim-ligji për menaxhim me  trashëgiminë natyrore dhe kulturore  në rajonin e Ohrit, në lexim të parë.

Në suaza të kësaj seancë deputetët mes tjerash, duhet ta shqyrtojnë  edhe Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për festa në Republikën e Maqedonisë – në lexim të parë, (i dorëzuar nga deputetët Rubin Zemon, Rexhep Memedi, Fadil Zendeli, Gjulumsere Kasapi, Samka Ibraimoski, Xhevat Ademi, Zeqir Ramçiloviq, Nikolla Micevski, Ilija Dimovski, Ilija Nikollovski, Liljana Popovska, Mirosllav Jovanoviq. (koha.mk)