Dorëheqja e Pjetrit, Prefekti i Shkodrës letër Metës

Sapo ka mbërritur tek Presidenti i Republikës, Ilir Meta dorëheqja nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës së Valdrin Pjetrit.

Dorëheqja është dërguar në Presidencë nga prefekti i Qarkut Shkodër, Cesk Millja i cili ka dhënë argumentin se në mbledhjen e konstituuimit të këshillit bashkiakë e datë 18 Gusht, Pjetri ka paraqitur dorëheqjen e tij përpara betimit në detyrën e kryebashkiakut.

Dorëheqja e Pjetrit erdhi pas denoncimeve të shumta dhe të faktuara nga ana e Partisë Demokratike për lidhjet e tij me krimin në të kaluarën si dhe mos kallëzimi i dënimeve të tij në formularin e dekriminalizimit.

Prefekti informon Presidentin për dorëheqjen e Pjetrit ndërsa nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë Meta pasi ai nuk I ka njohur zgjedhjet e 30 Qershorit që pas ç’dekretimit të tyre për shkak të situatës politike në vend dhe boojkotimit nga radhët e opozitës së bashkuar.