Pak para se presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May, të mbanin konferencën e përbashkët, sot, të dy liderët janë fotografuar duke ecur dorë për dorë përgjatë Shtëpisë së Bardhë. May është liderja e parë që e takoi Presidentin Trump, pas inaugurimit të së premtes. Të dy liderët më pas mbajtën konferencën e përbashkët ku theksuan që SHBA-të dhe Britania e Madhe “kanë një marrëdhënie të veçantë”.