Shkup, 9 janar – Tatimpaguesit e TVSH-së kanë afat që deri më 15 janar vullnetarisht të regjistrohen në sistemin e tatimit të vlerës së shtuar dhe t’i dorëzojnë dokumentet për kontroll në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP). Që të vlerësojnë qytetarët se a bëjnë pjesë në grupin e tatimpaguesve të TVSH-së prej sot në ueb faqen e DAP-it kanë në dispozicion doracak me sqarime të hollësishme përmes të cilave në mënyrë plastike mund të vlerësohen se i nënshtrohen detyrimit ose jo.
Siç informon ministri i Financave Dragan Tevdovski në konferencën e sotme për shtyp, “Doracaku për informim më të mirë të personave fizik për tatimin e vlerës së shtuar” është përgatitur në bashkëpunim me DAP-in dhe Grupin e organizatave qeveritare të cilët punojnë në fushën e politikave tatimore “Civitaks” dhe është i dedikuar për informim më të mirë të personave fizik për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH).
“Qëllimi i doracakut është që në mënyrë të thjeshtë t’i informojë qytetarët se a bëjnë pjesë në tatimpaguesit e TVSH-së, si mund të regjistrohen dhe cilat të drejta i ofron sistemi”, tha Tevdovski.
Ai theksoi se shumica e qytetarëve nuk janë dhe nuk duhet të jenë tatimpagues të TVSH-së, sepse pagat, kontributet e pagave dhe bonuseve nuk janë lëndë e tatimimit me TVSH.
“Nuk kanë për obligim që të hynë në sistemin e TVSH-së as ata të cilët në mënyrë shtesë bëjnë qarkullim prej një milionë denarë në nivel vjetor, gjegjësisht 83.333 denarë mesatarisht në nivel mujor. Ata të cilët realizojnë qarkullim më të madh se ky duhet të shohin në doracakun se a u hynë të gjitha qarkullimet në prag, sepse ekzistojnë lehtësime ose përjashtime”potencon Tevdovski.
Si shembull përmendi se nuk paguhet TVSH për marrjen me qira të pronës së patundshme për qëllime banime, ndërsa janë të obliguar për TVSH tatimim, siç tha, as IT shërbimet të cilat realizohen drejtë vendeve të huaja si dhe shërbime të mjekëve, shërbime arsimore, mjete dhe grante.