Ish ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë Dora Bakojani është kandidate për sekretare të përgjithshme të Këshillit të Evropës, shpalli sot organizata.
Thirrja për dorëzim të aplikimeve për zëvendës të sekretarit të përgjithshëm aktual, Torbjorn Jaglland ka përfunduar. Katër kandidatë janë paraqitur, mes tyre edhe Dora Bakojani, e cila ishte shefe e diplomacisë greke kur Athina e bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në vitin 2008.
Tre kandidatët tjerë janë ministri belg i Punëve të Jashtme, Didie Rejnders, ministrja kroate e Punëve të Jashtme Marija Pejçinoviq Buriq dhe ish kryeministri lituanez, Andrius Kubilius.
Vendimi përfundimtar duhet të sillet deri në qershor të këtij viti, ndërsa sekretari i ri i përgjithshëm i Këshillit të Evropës do ta ndërmarrë funksionin në tetor.
Këshilli i Evropës është organizatë evropiane ndryshe nga Bashkimi Evropian, numëron 47 anëtarë, mes të cilëve edhe Maqedoninë dhe merret me të drejtat e njeriut dhe demokracinë.