Aktorja Tara Reid është përzënë nga stafi i avionit që ishte duke udhëtuar. Sipas mediave të huaja aktorja ka shqetësuar pasagjerët e tjerë, pasi kërkonte të ulej nga dritarja edhe pse vendi i saj nuk ishte atje.
42-vjeçarja ka nisur të bërtiste në avion gjatë kohës që pasagjerët po zinin vendet. Pas kësaj situate stafi ka vendosur që të largojë Reid, edhe pse u përpoq ta qetësonte, raportoi TMZ. Reid ishte duke fluturuar nga Los Angelos në New York.