Gianluigio Donnarumma e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjve, edhe pse kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni. Gazzetta dello Sport në Itali raporton se portieri ia ka shprehur diçka të tillë edhe menaxherit të tij, Mino Raiola.
Drejtuesit e Milanit po punojnë për të rinovuar me Hakan Calhanoglu dhe duket se gjërat po shkojnë mirë, ndërkohë që edhe Donnarumma është në fokusin e tyre. Kontrata që do i ofrojnë portierit do përmbajë bonuse për kualifikimin në Champions, por ngërcci për t’u zgjidhur është klauzola e mundshme e largimit.