Milan do të mbetet pa njërin nga yjet e skuadrës gjatë verës. Fjala është për portierin e talentuar, Gigio Donnarumma. Sipas Calciomercato.com, reprezentuesi i Italisë nuk do të vazhdoj kontratën me Rossonerët, e ardhmja e të cilëve është ende pezull. Shitja e Milanit është shtyrë pasi kompania kinez nuk ia ka transferuar parat presidentit, Silvio Berlusconi, përcjell Express.
Kështu, Calciomercato.com shkruan se Juventusi dhe Manchester United do t’i nisin kontaktet me Mino Raiolan për ta bërë të vetin Donnarumman. Pritet të shihet se në cilin klub do ta vazhdoj kontratën portieri me potencial shumë të madh.