AC Milan nuk do të rinovojë kontratën e Gianluigi Donnarumma e cila skadon në qershor të 2018. Një lajm që padyshim do të zhgënjejë të gjithë tifozët e Milan.
Vendimi erdhi pas takimit që agjenti i lojtarit Mino Raiola me drejtuesit e Milan për të vendosur të ardhmen e portierit të talentuar. Në një konferencë për shtyp pas bisedimeve drejtori sportiv Fasone ka deklaruar se Donnarumma nuk do të rinovojë.
“Jemi këtu për të lajmëruar se zgjedhja e lojtarit është të mos rinovojë kontratën e cila është pranë skadimit. Ky është vendimi i tij final.”