Portieri Gianluigi Donnarumma i ka thënë Milanit se dëshiron të qëndrojë në klub, që do të thotë se është në gjendje ta ulë pagën e tij në një kontratë të re, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se portieri ia ka bërë të qartë pronarëve të klubit se ai është i përkushtuar ndaj kuqezinjve.
Reprezentuesi italian kishte qenë i pari në listën e lojtarëve që mund të shiten, kjo për shkak të çmimit të tij mbi 50 milionë euro dhe për shkak se është produkt i akademisë, që do të thoshte një fitimi i pastër 100%. Sidoqoftë, Paris Saint-Germaini ofroi para plus portierin Alphonse Areola, por Milani nuk e pranoi propozimin.
Tani, Donnarumma dëshiron të qëndrojë në “San Siro”, por ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re me një pagë më të ulët se sa ajo momentalja, që është 6 milionë euro në vit.