Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar sot se boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, nuk është pajisur me vizë për të garuar në Indi. “Përfundimisht, boksieres tonë, Donjeta Sadiku, i mohohet pjesëmarrja në kampionatin botëror në Nju Delhi të Indisë, transmeton GazetaBlic.
Shteti i Indisë nuk lejoi t’i japë vizën Donjetës, me arsyetimin se nuk e njohin Republikën e Kosovës”, thuhet në një positim të Komitetit Olimpik të Kosovës në Twitter.
Ky refuzim e dëmton Donjetan, e cila është duke luftuar për të marrë pikë olimpike, në mënyrë që të konkurrojë për medalje olimpike në lojërat olimpike të Tokios.
Ndryshe, shumë sportistë të Kosovës janë duke pasur probleme me viza për të udhëtuar në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.