Donis Avdijaj zgjodhi Kosovën. Mesfushori i talentuar mori vendimin e tij, sipas asaj që njofton Federata e Futbollit të Kosovës. 20-vjeçari, i cili është aktivizuar me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë edhe pse nuk mund të luajë menjëherë i është bashkuar skuadrës në Turqi. Ai pritet të plotësojë dokumentacionin për të qenë gati për sfidën e 24 marsit me Islandën. Donis Avdijaj është vëzhguar edhe nga Gianni De Biasi, i cili e kishte cilësuar si një lojtar të së ardhmes.