Do ju duhen plot 500 dollarë për të parë nga afër një hardhucë dragua në habitatin e saj natyror. Vendimi është marrë nga Guvernatori i provincës East Nusa Tenggara, ‘shtëpia’ e hardhucave më të mëdha në botë.
Ai ka propozuar që turistët të paguajnë një faturë prej 500 dollarësh për të parë speciet e rrezikuara, rreth 50 herë më shumë se tarifa e hyrjes aktuale për turistët e huaj në Parkun Kombëtar Komdo.
“Hardhucat dragonj janë shumë unike, por fatkeqësisht për ti parë paguhet lirë,”-tha guvernatori këtë javë. “Vetëm njerëzit që kanë para lejohet të shohin speciet. Ndërsa ata që nukkanë para nuk duhet të vizitojnë parkun.”
Mijëra turistë zbresin çdo vit në grupin e ishujve në Indonezinë lindore, që janë vendi i vetëm në botë ku hardhucat dragonj mund të shihen në habitatin e tyre natyror.
Më parë, qeveria planifikoi të kufizonte numrin e turistëve se fluksi i tyre po dëmtonte mjedisin dhe rrezikonte habitatin e gjelbëruar të hardhucës.
Mishngrënësit, të gjatë 3 metra dhe që peshojnë deri në 70 kg, mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit dhe pse sulmet janë të rralla.