Doni rroba gjithmonë të bardha? Kjo është zgjidhja

145

Doni që rrobat tuaja të jenë gjithmonë të bardha dhe të duken të reja? Ka një zgjidhje edhe për këtë. Mjafton që të keni5 kokrra aspirinë, të cilat pasi t’i keni shtypur në trajtë pluhuri duhet t’i shtoni në një enë me 3 litra ujë të ngrohtë. Zhytini rrobat në enën me ujë dhe lërini aty për 2-3 orë. Më pas futini në lavatriçe dhe në vend të detergjentit shtoni uthull molle dhe sodë buke. Këta dy përbërës do të përforcojnë akoma më shumë efektin zbardhues të aspirinës. Përveç bardhësisë, rrobat tuaja do të mund të të hekurosen edhe më lehtë falë vetive zbutëse të uthullës së mollës. Provojeni këtë truk dhe nuk do të zhgënjeheni, e as nuk do të hiqni dorë lehtë.

Comments are closed.