Shkup, 31 mars – Ka ushqim të mjaftueshëm për t’u ushqyer të gjithë, por mund të mos jetë i kapshëm atje ku ka nevojë. Duhet doemos të sigurohemi se tregjet e ushqimit funksionojnë në mënyrë të drejtë dhe se informacionet për çmimet, prodhimtarinë, konsumin dhe rezervat janë të kapshme për të gjithë në kohë reale. Kjo qasje do të ulë pasigurinë dhe do t’u mundësojë prodhuesve, konsumatorëve, tregtarëve dhe përpunuesve të parandalojnë sjelljen e paarsyeshme me panik në tregjet globale të ushqimit. Qarkullimi i ushqimit duhet të mbahet aktiv për secilin, e veçanërisht për më të rrezikuarit, shprehet drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), Kjo Dongju lidhur me gjendjen aktuale të shkaktuar nga KOVID-19.
KOVID-19, thekson Dongju, përkujton fuqishëm se solidaritet nuk është organizatë bamirëse, por arsye e shëndoshë.
– Pandemia KOVID -19 paraqet një barrë të madhe për sistemet publike shëndetësore në mbarë botën, ndërsa miliona njerëz në ekonomitë më të avancuara botërore janë në njëfarë mënyre në karantinë. E dimë se humbja e njerëzve do të jetë e madhe, dhe se përpjekjet e mëdha për ndryshim drejt të mirës bartë me vete shpenzime të mëdha ekonomike. Për të ulur rrezikun nga humbja edhe më e madhe – mungesa e ushqimit për miliona, madje edhe në vendet e pasura – bota duhet doemos të ndërmarrë masa emergjente për t’i minimizuar çrregullimet në zinxhirët e furnizimit me ushqim. Nevojitet përgjigje globale e koordinuar dhe racionale për të parandaluar këtë krizë shëndetësore që të shkaktojë krizë me ushqimin në të cilën njerëzit nuk mund të gjejnë ose t’i sigurojnë vetes ushqim, thekson drejtori i përgjithshëm i FAO-s.
Sipas tij, deri tani KOVID-19 nuk ka shkaktuar kurrfarë presioni ndaj sigurisë së ushqimit.
– Ndonëse nuk ka nevojë për panik – ka furnizim të mjaftueshëm me ushqim në botë që të ushqehen të gjithë – ne duhet doemos të përballemi me sfidën: rrezik i madh që ushqimi të mos jetë i kapshëm atje ku ka nevojë. Përhapja masive e KOVID-19, e shoqëruar me të gjitha mbylljet dhe bllokadat, krijoi rrugë të ngushta logjistike në zinxhirët e gjatë vlerësuese të ekonomisë moderne globale. Kufizimi i lëvizjes, si dhe sjellja themelore averzive e mungesës së plehrave, ilaçeve veterinere dhe lëndëve të tjera të para, gjithashtu mund të ndikojnë në prodhimtarinë bujqësore, thekson Dongju.
Mbyllja e restoranteve dhe blerja më e rrallë e rezervave, shton ai, ulin kërkesën për produkte të freskëta dhe peshk, që ndikojnë te prodhuesit dhe furnizuesit, veçanërisht te bujqit e vegjël, me pasoja afatgjate për popullatën gjithnjë e më të urbanizuar në botë, pa marrë parasysh nëse gjendet në Menhetën ose Manilë.
– Pasiguria rreth kapshmërisë së ushqimit mund t’i detyrojë kreatorët e politikave të zbatojnë masa restriktive tregtare në mënyrë që ta mbrojnë sigurinë kombëtare të ushqimit. Duke marrë parasysh përvojën nga kriza globale e çmimeve të ushqimit, viti 2007, e dimë se masat e këtilla vetëm mund ta përkeqësojnë situatën. Kufizimet e eksportit, të vendosur nga vendet eksportuese, për të rritur kapshmërinë e ushqimit në vend, mund të rezultojnë me çrregullime serioze në tregun botëror të ushqimit, që rezulton me rritje dhe paqëndrueshmëri të rritur të çmimeve. Në vitin 2007-2008, këto masa të shpejta u treguan jashtëzakonisht të dëmshme, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe me deficit të ushqimit, si dhe për përpjekjet e organizatave humanitare të sigurojnë rezerva për të varfrit dhe të rrezikuarit, rekomandon Dongju.
Ai edhe një herë porositë kreatorët e politikave t’i shmangen tendosjes së papritur të kushteve për furnizim dhe qarkullim të ushqimit.
– Derisa secili vend përballet me sfidat e tij, bashkëpunimi – mes qeverive dhe spektrit të përgjithshëm të sektorëve dhe palëve të prekura – është me rëndësi të madhe. Jemi duke përjetuar një problem që kërkon përgjigje globale. Duhet doemos të sigurohemi se tregjet e ushqimit funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe se informacionet për çmimet, prodhimtarinë, konsumin dhe rezervat e ushqimit janë të kapshme për të gjithë në kohë reale. Kjo qasje do të ulë pasigurinë dhe do t’u mundësojë prodhuesve, konsumatorëve, tregtarëve dhe përpunuesve të sjellin vendime të informuara dhe të parandalojnë sjelljen e paarsyeshme me panik në tregjet globale të ushqimit. Tashmë kemi 113 milionë njerëz të cilët përjetojnë uri akute; në Afrikën subsahariane, një e katërta e popullatës është e ushqyer. Çfarëdo çrregullimi i zinxhirëve të qarkullimit të ushqimit do t’i intensifikojë edhe vuajtjet e njerëzve dhe sfidën për uljen e urisë në mbarë botën, paralajmëron Dongju.
Ai thekson se parandalimi kushton shumë. – Tregjet globale janë kyçe për balancimin e tronditjeve në ofertën dhe kërkesën nëpër vendet dhe rajonet dhe të gjithë duhet të punojnë së bashku për të minimizuar çrregullimin e zinxhirëve për furnizim me ushqim sa është e mundshme më shumë, bën thirrje drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Kju Dongju lidhur me gjendjen që e shkaktoi korona virusi. (koha.mk)