Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, si institucion që i mbulon shpenzimet për biseda telefonike të bartësve të funksioneve shtetërore, nuk ka kurrfarë shpenzime dhe nuk e mbulon llogarinë telefonike të Nikolla Gruevskit. Deputeti Pavle Bogoevski duhet t’i kërkojë falje opinionit për të pavërtetat e shprehura dhe kualifikimet, deklaroi për MIA-n drejtori i SHPPP, Vase Donevski.
Në vazhdimin e sotëm të seancës konstitutive në Kuvend, deputeti i koalicionit të LSDM-së Bavle Bogoevski tregoi faturë të celularit për të cilën ai theksoi se është nga telefoni zyrtar i Nikolla Gruevski, ndërsa sipas së cilës për bisedime nga vendet e huaja kryetari i VMRO-DPMNE-së ka shpenzuar 184.000 denarë.
Sipas Bogoevskit, fatura ka ardhur në adresë së Qeverisë, shërbimet e së cilës është dashur ta paguajnë nga buxheti shtetëror. Pohimet e Bogoevskit i ka përgënjeshtruar VMRO-DPMNE, prej ku vlerësuan se LSDM-ja në këtë rast shndërrohet në fabrikë për lajme të rreme, duke u përpjekur që ta fsheh turpin nga pranimi i Platformës së Tiranës.